Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Veli Ballazhi” e fshatit Gorancë të komunës së Hanit të Elezit me një solemnitet rasti shënon përvjetorin e njëmbëdhjetë të riemërimit me emrin e Dëshmorit të luftës së UÇK-së Veli Ballazhi.
Përfaqësues të institucioneve publike me në krye z.Rufki Suma Kryetarë i komunës, Nënkryetari z.Menduh Vlashi, Kryesues i Kuvendi z.Qamush Brava, anëtarë të familjes së Dëshmorit Veli Ballazhi, përfaqësues të Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, BIK-së, përfaqësues të institucioneve shkollore, banorë të fshatit Gorancë, arsimtarë e nxënës, ishin tubuar sot në hapësirat e kësaj shkollë që me një manifestim rasti të shënojnë ditën e shkollës dhe 11 vjetorin e riemërimit të kësaj shkolle në emër të dëshmorit të kësaj treve Veli Ballazhi.
Sahide Brava mësimdhënëse në këtë institucion shkollorë duke uruar mirëseardhje në këtë tubim tha se kjo datë ka karakter të dyfishtë, shënohet dita e shkollës “Veli Ballazhi” dhe njëherit përkujtojmë rënien heroike të Dëshmori Veli Ballazhi së bashku me 36 Dëshmorët e tjerë në malet e Pashtrikut.
Ndërsa drejtori i shkollës z.Faruk Berisha tha se ka nderin që në emër të kësaj shkolle të përshëndes me respektin më të madh familjen e dëshmorit emrin e së cilës e mbanë kjo shkollë dhe të gjithë të pranishmit të cilët me pjesëmarrjen e tyre nderuan këtë shkollë. Ai prezantoi të arriturat e këtij institucioni të rëndësishëm shkollorë të Komunës së Hanit të Elezit.
Pjesëmarrësit e këtij manifestimi në emër të familjes së Dëshmorit Veli Ballazhi i përshëndeti z.Fehmi Ballazhi vëllau i Dëshmorit.
I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, z.Xhevdet Qeriqi. Ai revokoi mbi ngjarjet e lavdishme të luftës së UÇK-së duke përkujtuar rënien heroike të Dëshmorit Veli Ballazhi së bashku me 36 Dëshmorët e tjerë në malet e Pashtrikut
Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së z.Xhevdet Qeriqi në emër të këtij këshilli ndau mirënjohje për Familjen e Dëshmorit Veli Ballazhi, dhe drejtorin e shkollës z.Faruk Berisha.
Në shënim të kësaj dite me mirënjohje u nderua edhe arsimtari më i vjetër i kësaj shkolle z.Mejdi Kaloshi.
Manifestimi u përmbyll me një program të shkëlqyer me recitime, këngë e valle të realizuar nga nxënësit e kësaj shkolle.