Institucioni më i madhë arsimorë në komunën e Hanit të Elezi, SHFMU ,,Ilaz Thaçi” shënoi shënoi ditën e shkollës, ditën e riemërimit me emrin e nxënësit, mësuesit të kësaj shkolle Dëshmorit Ilaz Thaçit.
Shënimi i kësaj dite filloi me Homazhë përkujtimorë në fshatin Krivenik nga ana e përfaqësuesëve të institucioneve publike të komunës së Hanit të Elezit
Në manifestimin përkujtimorë e cila u mbjat në Shtëpinë e Kulturës “Imri Curri” para shumë pjesëmarrësve, familjeve të dëshmorëve, arsimtarëve, përfaqësues të institucioneve të komunës, nxënësve dhe qytetarëve, arsimtari i kësaj shkolle, Akif Shkreta revokoi për jetën dhe veprën e dëshmorit Ilaz Thaçit, ish ushtarë i UÇK-së i cili është vrarë gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ana e ushtrisë Maqedone gjatë konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare me 29 Mars të vitit 2001 duke u munduar që të shpëtoj fëmijët e shkollës së fshatit Krivenik.
Këtë ditë ushtria sllavo-maqedonase në pamundësinë për të thyer ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe duke ditur se ndihmë e madhe kësaj ushtrie i vinte nga fshati Krvenik, filloi granatimin e fshatit. Mësuesi Ilaz duke parë rrezikun , shpejtë e shpejtë largoi nxënësit nga shkolla , ndërsa vetë ndalet në oborrin e shkollës duke biseduar me gazetarin anglez Karem Levton. Në at moment bie një granatë afër duke lënë të vdekur mësuesin Ilaz dhe bashkëfshatarët e tij Baki Krasniqi dhe Arif Thaçi , ndërsa gazetari Karem Levton plagoset rënd, në rrugë për në spitalin e Bonstillit vdes. Mësuesi Ilaz vdes por puna dhe vepra e tij do të jetë udhërrëfyese për gjeneratat e reja .
Shkolla jonë punon që nga viti 1946. Filloi me 24 nxënës kurse sot ka 1250 nxënës të shpërndarë në 46 paralele , ku me ta punojnë 57 arsimtar. Në kuadër të shkollës sonë punojnë edhe paralelet e ndara në Seqishtë , Krivenik , Pustenik dhe Laç.
Duhet cekur se ç’do vit punohet në krijimin e kushteve sa më të mira për punë . Tempoja e tillë e punës ka vazhduar edhe këtë vit , duke filluar me trajnimin e mësimdhënësve për të interpretuar mësimin me metoda bashkëkohore për të zgjuar interesim te nxënësit dhe për të ngritur cilësinë në mësim. Është punuar në ngritjen e infrastrukturës shkollore , ku në fshatin Seqishtë është vendosur nxemja qendrore , kurse në shkollën amë ka filluar ndërtimi i aneksit që do të rrisë numrin e klasave , ku në masë të konsiderueshme dhe do ti përmirësoj kushtet për punë. Nuk kanë munguan as aktivitetete e nxënësve ku me punën e tyre kanë zbukuruar ambientin shkollor tha z.Shkreta.
Shënimi i ditës së shkollë u përmbyll me program kulturor artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.


