Kryetari i komunës Rufki Suma priti sot në takim pune z, Behlul Behluli këshilltarë në MBZHR-së dhe z.Shaban Dreshaj shef i sektorit të shërbimeve këshillimore.
Në këtë takim musafirët njoftuan z. Sumën me planet e kësaj Ministrie ne avancimin e sektorit të bujqësisi .Fermerëve tash e tutje synohet të ju ofrohen shërbime këshillimore, që kanë për qëllim tu krijohen lehtësira në kultivimin e prodhimeve bujqësore si dhe të bëhet rajonalizimi i prodhimtarisë dhe krijimi i identiteteve bujqësore në tërë territorin e vendit.
Këshilltari i ministrit Stavileci, Behlul Behluli, thotë se përmes këtyre shërbimeve, fermerëve kosovarë do t’ju ofrohen trajnime edhe për menaxhimin e suksesshëm dhe për rritjen e të ardhurave në fermë, trajnime për zgjidhjen e problemeve të ndryshme që ndërlidhen me prodhimin dhe organizative të fermave.
Shërbimet këshillimore për bujqësi dhe zhvillim rural do të jenë përgjegjëse për ndërtimin e kapaciteteve teknike në nivel ferme, me qëllim që sektorin e bujqësisë ta bëjnë një sektor më ekonomik, më konkurrues dhe gjithnjë e më shumë të orientuar drejt kërkesave të tregut të brendshëm dhe tregjeve ndërkombëtare. Gjithashtu, përmes shërbimeve këshillimore për bujqësi dhe zhvillim rural, Ministria e Bujqësisë do t’ju ofrojë edhe këshilla teknike fermerëve për të aplikuar për grante investive në programe të ndryshme të BE–së dhe të donatorëve të tjerë.
Vizita e sotme e tregon përkushtimin e Ministrisë së Bujqësisë, zhvillimin e kësaj dege të rëndësishme ekonomike. Buxheti i kësaj ministrie vazhdimisht po shënon ngritje duke bërë një krahasim mes zhvillimit të bujqësisë në Kosovë me atë në vendet tjera , ka vërejtur se ajo që i mungon fermerëve tek ne është se fermerëve kosovar i mungojnë shërbimet këshilluese, të cilat do ta ngritnin prodhimtarinë , cilësinë dhe bujqësinë kosovare do ta bënin konkurrente në rajon.
Ndërsa, Shaban Dreshaj, tha se shërbimet këshilluese janë të domosdoshme. Sipas tij duhet t’i koordinojnë punët komunat dhe Ministria e Bujqësisë. Tani e kemi edhe ligjin nga i cili do të dalin edhe udhëzime administrative. Duhet shfrytëzuar resurset nga ministria dhe komunat . Ministria ka parapa që të formohen në çdo komunë nga një qendër këshilluese informative, ku fermerët e dinë se ku duhet dorëzuar kërkesat e tyre, dhe ku duhet kërkuar ndihmat.
Zyra për informim