Ju njoftojmë se nga kjo javë do të fillojë ofrimi i shërbimeve falas të kardiologjisë nga kardiologu Dr. Isa Berisha në QKMF – Hani i Elezit.
Ky shërbim do të ofrohet tre herë në muaj gjatë një viti, duke filluar nga ky muaj sipas datave të mëposhtme:
– 18 Dhjetor 2024 – ora 18:00 dhe
– 26 Dhjetor 2024 – ora 18:00
Gjatë një dite, do të ofrohet shërbimi për 20 persona, andaj për të caktuar termin, kontaktoni në numrin e telefonit: +38344482152
Ky shërbim është rezultat i bashkëpunimit mes Komunës së Hanit të Elezit dhe kompanisë Sharrcem.