Hani i Elezit 28.03.2011
Institucioni më i madhë shkollor në komunën e Hanit të Elezi Shkolla Fillore ,,Ilaz Thaçi’’ sot shënoi 65 vjetorin e themelimit dhe tetëvjetorin e riemërimit me emrin e nxënësit,mësuesit të po kësaj shkolle Dëshmorit Ilaz Thaçit.
Para shumë pjesëmarrësve,familjeve të dëshmorëve, arsimtarëve,përfaqësues të institucioneve te Komunës,nxënësve dhe qytetarëve,Drejtori i shkollës fillore ,,Ilaz Thaçi” Hajrun Kalisi përshkroi jetën dhe veprën e dëshmorit Ilaz Thaçit ushtarë i UÇK-së i cili është vrarë gjatë granatimit të fshatit Krivenik nga ana e ushtrisë Maqedone gjatë konfliktit me Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare me 29 Mars të vitit 2001 duke u munduar që ti shpëtoj fëmijët e shkollës të fshatit Krivenik.
Duke e cilësuar këtë si akt të sulmit ndaj shkollës shqipe ,dhe në respekt të sakrificës së madhe të një mësuesi për nxënësit, kjo shkollë që nga viti 2003 në ditën e vrasjes se dëshmorit Ilaz Thaçit e shënon me krenari si ditë të shkollës.
Përndryshe kjo shkolle ka filluar punën që nga viti 1946, është edhe bartëse e arsimit fillore të komunës së Hanit të Elezit me afro 1200 nxënës dhe 65 punëtorë arsimor.
Zyra për Informim