Hani i Elezit 10.05.2013
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr Menduh Kaloshi” në Han të Elezit shënon me aktivitete Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë.
Në tendën e improvizuar në qendër të qytetit të Hanit të Elezit, stafi infermierisë nga QKMF”Dr Menduh Kaloshi” për shumë qytetarë bëri matjen e tensionit arterial, e sheqerit, peshës trupore si dhe këshilla dhe edukim të populates për shëndet sa më të mirë.
Infermieria, si pjesë e sistemit shëndetësor, mbetet bërthama e organizmit për parandalimin e shumë sëmundjeve kronike, ofrimin e përkujdesjes dhe ngritjen e vetëdijesimit për gjitha kategoritë e popullatës sonë, me qëllim që shëndeti të jetë epiqendër e zhvillimeve të reja.
Infermieria është hallka e parë e futjes së pacientit në sistemin shëndetësor, andaj sjellja dhe etika profesionale, puna ekipore, avancimi i njohurive, janë detyrë parësore për plotësimin e nevojave të pacientëve.
Për të uruar për këtë ditë dhe për të vlerësuar punën, angazhimin dhe vullnetin e infermierisë, kryetari i komunës Rufki Suma tha se meritë të madhe në arritjet e shëndetësisë primare i dedikohet pikërisht infermierëve të shëndetit primar, duke shtuar se mjekësia do të arrijë vlerat e saja me angazhimin e përbashkët e të gjithë neve për një shëndet sa më të mirë për gjithë qytetarëve.
Këto aktivitete të QKMF ”Dr Menduh Kaloshi” u zhvilluan edhe në fshatrat Paldenicë, Gorancë e Krivenik .
Aktivitet me rastin e shënimit të “Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë” përfunduan me një solemnitet rasti me ç’rastë për kontributin e dhënë për shëndetësin në komunën e Hanit të Elezit me “Mirënjohje” u nderuan veteranet e këtij institucioni shëndetësorë, infermieret Shpresa Curri dhe Hamide Bela.
Zyra për informim