U shënua Dita Ndërkombëtare e Infermierisë me një aktivitet simbolik, njëkohësisht edukativo-shëndetësor në komunitet, ku përveç tjerash, infermieret/ët e QKMF-së Hani Elezit ofruan shërbime të ndryshme falas për qytetarët tanë, si: matjen e sheqerit, matjen e shtypjes së gjakut, matjen e peshës trupore, si dhe këshilla shëndetësore.