Sot shënohet Dita e Tokës, me ç’rast, Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me kompaninë Sharrcem, realizuan aktivitete për ta manifestuar këtë ditë.
Sharrcem dhuroi 14 fidanë – drunjë dekorativ të cilët u mbollën në ambientet përreth objektit të komunës, e më pas u vazhdua me program edukativo – arsimor me 132 nxënës të klasave të dyta të shkollave të komunës mbi rëndësinë e tokës dhe ruajtjes së saj, ku në të gjitha aktivitetet përpos nxënësve morën pjesë përfaqësues nga Sharrcem, zyrtarë komunalë, mësimdhënës/e të shkollave.
Komuna e Hanit të Elezit falënderon kompaninë Sharrcem për përkrahjen financiare, mësimdhënësit/et e shkollave për kujdesin, si dhe zyrtaret komunale për angazhimin e tyre.