Në 26 vjetorin e përkujtimit të veprës dhe heroizmit të Gafurr Lokut dhe të birit, Dritonit, sot bashkë me familjen e heronjëve tanë, me ekzekutivin dhe legjislativin komunal, OVL-UÇK nga Hani i Elezit, shokë e miq të Gafurrit, si dhe pjesëmarrës tjerë bëmë homazhe tek Pllaka Përkujtimore në Paldenicë, e më pas tek Varrezat e Dëshmorëve në Puset e Nikës.
Gafurri dhe Dritoni do të jenë përherë simbol i qëndresës dardane dhe i sakrificës për liri.
Lavdia u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve!