Sot shënohet 26 vjetori i betejës së Pashtrikut, një ndër betejat më të ashpra të luftës në Kosovë, ku u zunë në pritë e në pabesi, rreth 140 ushtarë të UÇK-së, prej tyre ranë heroikisht 41 djem e vajza, burra e gra të radhitur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të prirë nga heroi Mujë Krasniqi, apo siç njihej “Komandant Kapuçi”.
Në betejën e Pashtrikut, ra edhe dëshmori i parë i trevës së Hanit të Elezit, Veli Ballazhi, i cili ishte vetëm 20 vjeç.
Në këtë betejë ku Veliu ra dëshmor për t’u lartësuar përgjithmonë , gjithashtu u plagosën rëndë edhe Samet Ballazhi e Azem Suma, të cilët vazhdojnë të kontribuojnë për vendin tonë, e poashtu edhe shumë luftëtarë të tjerë që kanë kaluar rrugët e Veliut, përmes kufirit shqiptaro-shqiptar, si Muhamedali Ballazhi, Vehbi Mici dhe Avni Shyti.
Veliu është në mesin e djemve më të mirë që kishte Kosova dhe e kemi obligim moral që kujtimi për të, të mbetet i përhershëm.
Liria u takon të rënëve për liri, respekti çlirimtarëve!