Me rastin e festës së ,,1 Qershorit Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve “Drejtoria për Kulturë Rini Dhe Sport e Komunës së Hanit të Elezit në bashkëpunim me stafin arsimorë të shkollave , ka organizuar sot një ditë të mbushur me aktivitete kushtuar fëmijëve.
Në ora 13:30 fëmijët e të gjitha moshave të shoqëruar nga arsimtarët e prindërit e tyre , parakaluan rrugëve të qytetit dhe në parkun e qytetit për të vazhduar më pastaj me këngë e valle, balona në dorë marshuan drejt Shtëpisë së Kulturës ,,Imri Curri “ ku edhe u shfaq një programi i përgatitur nga fëmijët.
Fëmijët tanë performuan talentin e tyre me poezi, aktrim, pikturë, këngë e valle, secili në fushën e vet.
Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë festive, por edhe në një ditë sensibilizimi, për ti thënë jo dhunës dhe abuzimit ndaj fëmijëve. Është dita kur vete fëmijët ngrenë zërin për të drejtat e tyre, por ndryshe nga rriturit, protesta e tyre behet me lojëra festive.
Në fund të programit fëmijët dhanë mesazhin e tyre nëpërmes vallëzimit të përbashkët të të gjithë pjesëmarrësve.
Zyra për Informim