Kompania Sharrcem nga Hani i Elezit në bashkëpunim me Rrjetin CSR në Kosovë si dhe Anëtarët e Bordit të Laboratorit për Aktivitete të Biznesit (LAB), organizuan Forumin e 3-të të Qëndrueshmërisë së Hisedarëve për të prezantuar dhe diskutuar ndikimin social dhe mjedisorë të kësaj kopanie si dhe për të prezantuar implementimin dhe aktivitetet e Laboratorit për Aktivitete të Biznesit (LAB) në Han të Elezit.
Pjesmarrës në këtë forum ishin;
z.Rufki Suma-Kryetarë i komunës së Hanit të Elezit
z.Memli Krasniqi-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
z.Ferid Agani –Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë
z.Jan-Peter Olters –Menaxher rajonal i Bankës Botërore për Kosovë, Evropë dhe Azi Qendrore
z.Agon Gashi -Kryetarë i Rrjetit CSR Kosovë
z.Emmanuel Mitsou –Drejtorë Menaxhues i Sharrcem-it
z.Hysen Shabanaj-Menaxher i Përgjithshëm i LAB-it
“Projekti “Laboratori për Aktivitete të Biznesit – LAB” është shoqatë jofitimprurëse e themeluar me 13/shkurt/2014
Themelimi është inicuar nga drejtuesit e “Sharrcemit” me qëllim që të ofrojë mbështetje alternative për banorët e Hanit të Elezit. Qëllimi strategjik i organizatës është që të mbështesë financiarisht krijimin e aktiviteteve të reja fillestare ekonomike dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive të reja teorike dhe praktike për shfytëzim optimal e të qëndrueshëm të resurseve agro-pyjore që do të ndikojnë në zbutjene papunësisë dhe përmirësimin e situatës socio-ekonomike aktualisht të vështirë në Komunë.
Përmes këtyre mbështetjeve altrenative fermerët do të sigurojnë mundësi vetëpunësimi dhe të ardhura shtesë për t’i përmbushur nevojat e familjes dhe për zgjerimin e bizneseve të tyre fillestare.
Duke prezantuar rendësin e angazhimit CSR të Sharrcem-it në komunën e Hanit të Elezit kryetari i komunës së Hanit të Elezit z.Rufki Suma tha se ky është viti i trete ku Sharrcem-i na tubon për të na raportuar ne lidhje me aktivitetet e saj, dhe ne jemi te lumtur se këto aktivitete sa vijnë e shtohen. Komuna e Hanit të Elezit përveç se ka pasur fatin qe te kemi një fabrike me një numër te tille te punësuarish, kemi pasur edhe sfida nga se kjo komunë ka qenë një ndër komunat më të ndotura në Kosovë, por me investimet që janë bërë nga menaxheri i saj, kjo dukuri pas privatizimit është përmirësuar dukshëm, por mbetet qe edhe ajo ndotje qe tani ekziston, ne te ardhmen do te eliminohet në tërësi.
Vlera kryesore te cilën e sjell kjo kompani është filozofia e përgjegjësisë ndaj shoqërisë dhe komunitetit me te cilin bashkëjeton. Përvojat historike e zhvillimit te shoqërive kanë treguar se mirëqenia e gjithëmbarshme nuk mund te arrihet nëse ne procesin e zhvillimit, një segment i shoqërisë nuk ndihmon apo tërhjek me veti në këtë proces zhvillimi edhe segmentet tjera.
Ne jemi falënderues për tërë kontributin e dhëne nga Sharrcem-i, dhe dëshiroj të shfrytëzoj këtë moment ti beje thirrje menaxhmentit te Sharrcem-it te vazhdoj me kontributin e vazhdueshëm edhe ne te ardhmen si dhe promovimit te vlerave te përgjegjësisë korporatave në shoqëri tha z.Suma.
Ferid Agani –Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë elaboroi mbi shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe mjedisore të rajonit ndërsa z.Memli Krasniqi-Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural foli mbi ndikimin e iniciativave të CSR-së në zhvillimin e sektorit lokal dhe agro- biznesit.
Menaxher rajonal i Bankës Botërore për Kosovë, Evropë dhe Azi Qendrore z.Jan-Peter Olters prezantoi nismat lokale të sipërmarrjes dhe rëndësia e tyre për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik, ndërsa z.Agon Gashi -Kryetarë i Rrjetit CSR Kosovë foli mbi përfitimet nga zbatimi i rrjetit CSR-it të Kosovës.
Pikat kryesore nga prezantimi i raportit të Sharrcemit mbi qëndrueshmërinë e CSR-it për vitin 2014 i prezentoi z.Emmanuel Mitsou –Drejtorë Menaxhues i Sharrcem-it.
Prezentimin e projektit LAB e bëri z.Hysen Shabanaj-Menaxher i Përgjithshëm i LAB-it i cili tha se Projekti “Laboratori për Aktivitete Të Biznesit – LAB” synon të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të Komunës së Hanit të Elezit nëpërmjet përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore agropyjore të zonës në përputhje me strategjinë e CSR të Grupit Titan. Ai tha se Raporti mbulon aktivitetet kryesore të kryera gjatë periudhës kohore 1 maj deri 30 nëntor 2014 në zbatimin e Projektit LAB siç është propozuar nga Menaxheri i Përgjithshëm dhe miratuar nga Bordi i Drejtorëve. Projekti ka parashikuar investimin në krijimin e 19 ndërmarrjeve të reja të vogla dhe të mesme në Komunën e Hanit të Elezit.
Përmes këtyre mbështetjeve altrenative fermerët do të sigurojnë mundësi vetëpunësimi dhe të ardhura shtesë për t’i përmbushur nevojat e familjes dhe për zgjerimin e bizneseve të tyre fillestare tha z.Hyseni
Pjesë e panelit ishin edhe përfituesit individual nga projekti i LAB-it z.Bedri Bushi, Hajdin Bushi dhe Hajrulla Kalisi të cilët prezantuan të arriturat e tyre në vitin e parë të këtij projekti
