Hani i Elezit 22.03.2013
Në kuadër të bashkëpunimit të “Sharrcem"-it dhe komunitetit të Hanit të Elezit, janë duke u realizura disa projekte në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe sigurisë së nxënësve të shkollës fillore të mesme të ulët “ Ilaz Thaçi”.
Besa Ramadani zyrtare nga “Sharrcemi” tha se në bashkpunimin me udhëheqësinë e shkollës fillore “Ilaz Thaçi” jan aprovuar dy projekte për përmisimin e infrastruktures dhe sigurisë së nxënësve të kësaj shkolle me vlere prej afro 20 mije euro.
Me këto dy projekte janë planifikuar të realizohen;
-Shtrimin e sipërfaqes parkuese në hyrje të shkollës me siperfaqe 320 metra katrore, ndërtimi i një muri me gjatësi 35 metra dhe lartësi 1.2 metra, si dhe vendosja e shtyllave mbrojtëse përgjatë magjistrales me gjatesi 53 metra.
-Ndërtimi i tri shkallëve që do të përdoren si ulëse për shikues në dy anët e fushës se sportit me dimenzione standarde si dhe ndërrimi i rrethojes së dëmtuara të fushës së sportit dhe përforcimi i tyre me rrjeta të diametrit më të madh se egzistues nga Ø2.5 ne Ø 5 mm dhe përforcmi i tyre me profil metalik.
Deri më tani punët kan shkuar siç janë planifikuar tha znj. Ramadani duke shtuar se punimet tek projekti i parë kanë përfunduar plotësisht.Nga e hëna do të fillojnë punimet tek shkallët e fushës së fudbollit ndërsa punimet tek rrjetat e fushës jan në përfundim e sipër.
Planifikojmë që gjatë vitit të kemi ende projekte dhe shpresojmë ti realizojmë në bashkëpunim me institucionet e komunës së Hanit të Elezi të cilat do të jenë në interes të komunitetit tha më tej znj.Ramadani
Zyra për Informim