Hani i Elezit 02.05.2014
SH.F.M.U.”Kështjella e Diturisë” në Paldenicë me një manifestim rasti shënoi 9-Vjetorin e Pavarësimit. Në këtë përvjetor të ditës së shkollës pjesmarrës ishin Nënkryetari i Komunës Menduh Vlashi, Drejtori i DKA-së Irfan Qajani, përfaqësues të institucioneve shkollore të Komunës së Hanit të Elezit ,prindërit e nxënësve të shkollës e banorë të fshatit Paldenicë.
Përshëndetjen dhe mirëseardhje në emër të shkollë ju uroi Arsimtari Shenasi Dernjani i cili tha se .”Kështjella e Diturisë” në Paldenicë po shënon 9-Vjetorin e Pavarësimit si shkollë e plotë 9 vjeçare. Kjo shkollë me vendimin e MASHT-it, 15.08.2005, është emruar “Kështjella e Diturisë”, dhe si ditë e saj u caktua 4 maji.
Ky objektë shkollor, pas ndërtimit në vitin 1979, është zgjëruar dy herë: herën e parë në vitin 2000,donacion nga shoqata holandeze DRA dhe së fundi me aneksin e ri,në vitin 2011, donacione nga Caritas i Luxemburgut, Komuna e Hanit të Elezit dhe komuniteti i fshatit .Shkolla i ka 12 dhoma mësimi dhe lokalet tjera përcjellëse.
Objekti ka edhe sistemin e ngrohjes qendrore me dru , donacion i shoqatës LOGOS nga Zvicra.Mësimi zhvillohet vetëm në ndërrimin e paraditës prej ores 8:00-13:20 në një hapësirë të mjaftueshme dhe në kushte të mira për mësim. Mësimin e vijojnë 248 nxënës, prej tyre 131 femra, duke filluar nga cikli parafillor, fillor dhe i mesëm i ulët.(0,1-9). Me këta nxënës punojnë 12 arsimtarë të rregullt, prej tyre 7 femra.
Në këtë institucion shkollorë janë bërë shumë ndryshime pozitive, në interes të zhvillimit të një mësimdhënie më cilësore për nxënësit dhe mësimdhënësit e saj. Në shkollë në të gjitha klasat janë vendosur videoprojektorët dhe arsimtarët kanë qasje në internet, arsimtarët janë paisur me llaptopë çka ju bënë të mundur atyre që nëpërmjet kësaj teknologjije të re të bëjnë zhvillimin e procesit mesimor dhe nxënësit ta kenë më lehtë përvetësimin e njësive mësimore.
Përmes projektit BEP-USAID funksionon qendra për trajnim dhe aftësim professional të mësimdhënësve.Këto kushte të mira, krijuan një ambient të favorshëm për punë, për mësimdhënie e mësimnxënie më cilësore, të cilat do të mundësojnë arritjen e një suksesi më të lartë në fund të vitit mësimor.Përveç mësimit të rregullt, në shkollën tonë mbahen edhe aktivitete të lira me nxënës, sidomos me rastin e festave shtetërore (28 nënëtorit,festës së pavarësisë) dhe për ditën e shkollës- 4 majin. Edhe për këtë përvjetor të ditës së shkollës, janë mbajtur gara sportive në futboll dhe në voliboll për femra si dhe ekspozita me vizatime të nxënësve. Poashtu, për herë të parë është nxjerrë revista e shkollës nga grupi i nxënësve në bashkëpunim me arsimtarët, ku nxënësit e shprehin talentin e tyre në fusha të ndryshme tha arsintari Shenasi Dernjani.
Manifestimi vazhdoi me ndarjen e shpërblimeve për klasët më të suksesëshme në garat sportive të organizuar për nderë të ditës së shkollës ndërsa u përmbyll me program muzikorë e recitale të përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.
Zyra për Informim
.

