SH.F.M.U.”Kështjella e Diturisë” në Paldenicë me një manifestim rasti shënoi Ditën e Shkollës. Në këtë përvjetor pjesmarrës ishin Nënkryetari i Komunës Menduh Vlashi, Drejtori i DKA-së Irfan Qajani, Përfaqësues të Elementit Civilo Ushtarak të Ambasadës Amerikane në Prishtinë,përfaqësues të institucioneve shkollore të Komunës së Hanit të Elezit, prindër e nxënësve të shkollës e banorë të fshatit Paldenicë.
Përshëndetjen dhe mirëseardhje në emër të shkollës ju uroi Arsimtari Ahmet Krasniqi i cili tha se .”Kështjella e Diturisë” në Paldenicë me vendimin e MASHT-it, 15.08.2005, është emëruar “Kështjella e Diturisë”, dhe si ditë e saj është caktuar 4 Maji.
Ky objektë shkollor, pas ndërtimit në vitin 1979, është zgjeruar dy herë: herën e parë në vitin 2000,donacion nga shoqata holandeze DRA dhe së fundi me aneksin e ri, në vitin 2011, donacione nga Caritas i Luxemburgut, Komuna e Hanit të Elezit dhe komuniteti i fshatit Shkolla i ka 238 nxënës prej të cilëve 118 femra dhe mësimin e zhvillon në12 dhoma mësimi dhe lokalet tjera përcjellëse tha z.Krasniqi.
Në shënim të kaësaj dite, Drejtori i Shkollës Emrush Dernjani ndau Mirënjohje për ata që kontribuan për këtë institucion shkollorë. Me mirënjohje u nderuan Zyra ndërlidhëse(LMT) e KFOR-it Polak, Kompania “Krasi” dhe Profesoresha e Artit Figurativ Bukurie Shkreta me nxënësit e Elma Kalisi dhe Arbër Etemi për pikturimin e murit mbrojtës të kësaj shkolle.
Për pjesëmarrësit, nxënësit e kësaj shkolle u prezantuan me program artistik.
