Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit në bashkëpunim me Kompaninë “Sharrcem”, organizuan trajnimin që kishte për qëllim sensibilizimin e gjinisë femërore në parandalimin e sëmundjes së Kancerit të qafës së Mitrës përmes edukimit dhe promovimit shëndetësor.
Në këtë fushatë senzibilizuese me ligjërata profesionale është prezentuar dr.Minire Alilaj gjinekologe – obsteter e cila elaboroi rrezikun e sëmundjes si një ndër problemet më aktuale në vitet e fundit për gjininë femërore.
Ligjërata ishte mjaft efektive me shkëmbimin e pyetjeve dhe përgjigjeve ndaj publikut pjesëmarrës.
Projektet e planifikuara në kuadër të bashkëpunimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Menduh Kaloshi” në Han të Elezit me Kompanise Sharrcem për edukim dhe promovim shëndetësore ne komunën e Hani te Elezit do të vazhdojnë me tema tëndryshme shëndetësore.
