Drejtoria e Administratës ju informon që më nënshkrimin e kontratës me TV Festina (Alb Production)duke filluar nga ky muaj seancat e Kuvendit Komunal do të transmetohen në kanalin televiziv Festina TV.
Transmetimi i seancave nëpërmjet medias televizive po realizohet për herë të parë në komunën tonë me qëllim të rritjes së transparencës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve.
Seanca e rradhës do të mbahet me datë 29.02.2024 duke filluar nga ora 11:00.