Sazan Ballazhi dhe Ardian Bardhi janë dy djem që po e mësojnë artin e instrumenteve muzikore folklorike, duke qenë pjesë e rregullt e SHKA “Sharri”.
Në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi që po kontribuojnë në ruajtjen e traditës dhe folklorit kombëtar, në një takim me Sazanin dhe Ardianin, iu shpreha se sa krenar jemi ne me dy djem të rinjë, që pavarësisht ritmit të shtuar të teknologjisë, këta dy nuk e lënë anash as të vjetrën, traditën e kulturën shqiptare.
Vlerësim meritojnë edhe udhëheqësit e SHKA “Sharri” të cilët janë bërë mësues të folklorit për Sazanin dhe Ardianin!