Hani i Elezit 13.12.2013
Me datë 11 Dhjetor, 2013, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatet zgjedhore të zgjedhjeve lokale, për Kryetarët e Komunës dhe Anëtarët e Kuvendeve të Komunës, për të gjitha Komunat e Kosovës.
Në vazhdën e aktiviteteve për të implementuar rezultatet zgjedhore, kryetari i komunës Rufki Suma ka ndërrmarrë të gjitha veprimet ligjore për implementimin e rezultateve të zgjedhjeve .
Sipas Procedurës për organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës kryetari i komunës organizon;
-Mbajtjen e mbledhjes inauguruese të Kuvendit të Komunës i cili është përcaktuar me nenin 42 të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës Nr. 28/2008).
-Mbledhja e parë inauguruese e kuvendeve të komunave mbahet brenda 15 ditëve nga data e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve. Mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës thirret nga Kryetari.
Në bazë të këtyre obligimeve ligjore kryetari i komunës Rufki Suma ka ftuar anëtarë e Kuvendit të Komunës që të marrin pjesë në mbledhjen inauguruese e cila do të mbahet me datë 23.12.2013.në ora 10.oo në sallën e Kuvendit të Komunës.
Në seancën inauguruese këshilltarët e rijë do të bëjnë betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës dhe do të kenë këtë rendë të punës:
-Fjalë mirëseardhëse e anëtarit më të vjetër të kuvendit të komunës.
-Dhënia e betimit nga anëtarë e Kuvendit të Komunës.
-Dhënia e betimit të Kryetarit të Komunës.
-Fjala përshëndetëse e Kryetarit të Komunës.
-Zgjedhje e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës.
Mbledhja e pare inauguruese e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit do të mbahet në sallën e re e cila është realizuar në kuadër të projektit për regullimin e QSHQ-së dhe është bashkëfinancuar nga USAID-I, LOGOS-i dhe komuna e Hanit të Elezit me një kosto financiare prej 80.000.oo €.
Mbledhjet e kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit janë të hapura për publikun dhe ju ftojmë që të merrni pjesë në këtë ngjarje të veçantë.
Zyra për Informim