Hani i Elezit 04.11.2013
Kandidati i pavaruar për kryetarë të komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma sipas rezultateve preliminare fiton besimin e qytetarëve të komunës së Hanit të Elezit edhe për një mandat katëvjeqarë.
Sipas rezultateve preliminare kandaidati i pavarur Rufki Suma ka fituar 55 % të votave kundrejtë kanditatëve Mehmet Ballazhi nga PDK-ja i cili morri 39% dhe kandidatit Zylbehar Hasallari nga LDK-ja me 6% të votave.
Të dielën në Han të Elezit kanë votuar 5 352 ose 62.96% e qytetarëve me të drejtë vote, në një proces të vlerësuar të rregullt .
Zyra për Informim