Investimi më i rëndësishëm infrastrukturorë i viteve të fundit në komunën e Hanit të Elezit ,ndërtimi i rrugës nga fshati
Gorancë – Hani i Elezit ,është në metrat e fundit të realizimit të sajë.
Projekti i kësaj rruge e cila fillimisht kishte karakter të rrugës regjionale pasi që planifikohej të lidhëte dy pikat kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë,atë të Hanit të Elezit dhe të Globoqicës , nuk u realizua për shkak të kostos së lartë.
Megjithatë realizimi i segmentit Gorancë- Hani i Elezit është gjysma e projektit në fjalë me gjatësi prej mbi 8 km rrugë të shtruara , realizimin e së cilës do të ketë kosto prej afro 2.5 milion euro dhe financohet nga Ministria e Infrastrukturës.
Pjesë e këtij projekti ka qenë edhe realizimi i kanalizimit atmosferik në fshtin Goranëcë dhe në Lagjen e re si dhe kanalizimi fekal në Lagjen e re,dhe asfaltimi i rrugëve për fshatin Rezhancë dhe Lagjen Hunel.
Në tërë këtë projekt kapitalë edhe komuna e Hanit të Elezit ishte e angazhuar me investimet e veta pasi që një pjesë relativisht e madhe e këtij projekti përshkonte vendbanime si fshatin Gorancë , Lagjen e re dhe një pjesë të Hanit të Elezit.
Pjesë ndërlidhëse e këtij projekti ka qenë asfaltimi i rrugës për Lagjen Kollomoqe në vlerë prej 14.871.oo € , dhe rregullimi i ujësjellësit në vlerë prej 10.312 .oo€ të financuar nga komuna e Hanit të Elezit.
Dimensionet e rrugës së planifikuar kushtëzuan rrënimin dhe rindërtimin e disa objekteve dhe shpronësimin e pronave përgjatë trasesë së rrugës të cilat u kompensuan nga buxheti i komunës së Hanit të Elezit në vlerë prej 50.117.oo € .
Sipas vlerësimeve të kompanisë ,,Arbotec” implementuese e këtij projekti ,janë në përfundimin e segmentit nga Ura e fshatit Seqishtë deri në lidhjen me rrugën e terminalit doganorë ,afërsisht në 300-metrat e fundit dhe pritet që brenda një kohe të shkurtë i tërë projekti të përmbyllet.
Zyra për Informim