Me miratimin e propozim vendimit 07/Nr 902/2012 për përcaktimin dhe ndarjen e parcelës për ndërtimin e Qendrës për Punë Sociale në komunën e Hanit të Elezit e cila gjendet në zonën kadastrale Hani i Elezit , parcela me numër Nr 191-1 në pronësi të komunës së Hanit të Elezit , ishte plotësuar kërkesa në shkresën e MPMS-së në të cilën kërkohej nga komuna e Hanit të Elezit që të përcaktojë parcelën për ndërtimin e këtij objekti.
Marrja e këtij vendimi nga kuvendi i komunës së Hanit të Elezit hapi rrugë për të iniciuar procedurat tjera për fillimin e ndërtimit të Qendrës për Punë Sociale edhe në Han të Elezit.
Fatkeqësisht në parcelën në fjalë , për shumë vite kanë qenë të ndërtuara edhe pesë lokale afariste të cilat kishin marrë leje të përkohshme nga komuna për të punuar .
Me të marrë lajmin se kuvendi i komunës kishte marrë vendimin në fjalë, që të pesë pronarët e këtyre lokaleve njoftuan ekzekutivin e komunës se ata do ta respektojnë këtë vendim dhe se në momentin kur të fillojnë përgatitjet për ndërtimin e objektit të QPS-së vullnetarisht do të largojnë objektet në fjalë.
Ashtu edhe ndodhi. Pas njoftimit nga MPMS- ja se kanë përfunduar të gjitha procedurat e nevojshme të prokurimit dhe është bërë përzgjedhja e implentuesit të projektit , afaristët në fjalë filluan rrënimin e objekteve të tyre në mënyrë që të hapet rruga për ndërtimin i objektit të QPMS-së.
Zyra për informim