Kryetari i komunës Rufki Suma priti z.Naim Gashin përfaqësues i Kompanis “KOSSOFT” përfaqësuese e robotëve për Kosovën .
z.Gashi për nxënësit e shkollave fillore të komunës së Hanit të Elezit solli një dhuratë, model robot i cili do të jetë fillim i një fushe e të kuptuarit të robotikës dhe funksionimit të tyre.
Ai tha se Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë i është propozuar që në të gjitha kabinetet e informatikës në shkollat e Kosovës të pajisen me këso modele të robotëve që do të nxisë nxënësit për të mësuar një fushë të re të informatikës dhe aplikimi i tyre në praktik në fushën e robotikës.
Është përzgjedhur komuna e Hanit të Elezit për shkakë të angazhimit të kryetarit Suma për të investuar në arsim e në veçanti në infrastrukturën e Teknologjisë informative e cila është parakusht për zbatimin e këtyre programeve të avncuara tha z.Gashi.
Ndërsa kryetari i komunës Rufki Suma duke falënderuar z.Gashin për këtë dhuratë për nxënësisit e komunës së Hanit të Elezit tha se pavarësisht shumë investimeve në sektorin e arsimit, mbetemi të përkushtuar që nxënësist tanë të jenë në hap me kohën dhe të arriturat në fushën e teknologjisë informative. Ai tha se jemi në vazhdimësi të interesuar që të përkrahim të gjitha projektet që do të jenë në interes të avancimit të procesit arsimorë e veçanërisht në projekte të avancuara që do të nxisin nxënesit në aplikacione dhe punë praktike