Hani i Elezit 13.04.2011
Disa nga projektet të cilat ishin ndërprerë për shkak të stinës së dimrit,me përmirësimin e motit tashmë kanë rifilluar.
Fjala është për disa nga projektet shumë të rëndësishme për infrastrukturën e Komunës së Hanit të Elezit ,si përfundimi i rrugës Hani i Elezit –Gorancë , shtrimi me asfalt i rrugës Hani i Elezit –Paldenicë,rregullimi i rrjetit të kanalizimit të fshatit Paldenicë, dhe rregullimi i sheshit të qytetit.
Këta janë vetëm disa nga projektet të cilat sipas dinamikës së paraparë duhet të përfundojnë brenda këtij vit,investime këto që në masë të madhe do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve të komunës.
Ndryshe këta projekte të cilësuara edhe si projekte kapitale kanë një kosto të gjithmbarshme investive prej mbi 3 milion euro dhe financohen nga MTT,Komisioni Evropian ,UN-Habitati dhe nga të hyrat vetanake të Komunës.