Biblioteka jonë po pasurohet edhe më shumë me librin “Resurset natyrore të pellgut të Lepencit”, një libër monografik shkencor i mësimdhënësit të qytetit tonë, Naim Vlashi, i cili ka 22 vite përvojë si mësimdhënës, dhe i cili mban titullin Master i Resurseve Natyrore dhe Mjedisit, si dhe Master i Shkencave të Gjeografisë.
I lumtur që Komuna e Hanit të Elezit po e mbështet botimin e këtij libri, që do të jetë vlerë e shtuar dhe shumë e rëndësishme e përshkrimeve shkencore që i ka qyteti jonë i vogël, por me begati të mëdha.
Falënderoj mësimdhënësin Naim Vlashi për kontributin e tij për evidentimin e resurseve natyrore që ka Hani i Elezit, si dhe i uroj suksese të vazhdueshme!