Kjo ekspozitë, e lansuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Prishtina Biennale dhe Paper Gallery, ka për qëllim të nderojë kujtimin e të gjithë atyre që janë prekur nga lufta, duke nxitur një dialog global mbi ndikimin afatgjatë të luftës dhe përpjekjes universale për të arritur paqe dhe pajtim.
E ndarë në seksione tematike, “REPORTING HOUSE” shtjellon shtresat e ndryshme të pasojave të luftës, duke trajtuar humbjen, reziliencën, zhvendosjen dhe qëndrueshmërinë e frymës së njeriut.
Në këtë ekspozitë janë shfaqur artefakte dhe storie të
mbledhura nga gazetarë, redaktorë, kameramanë dhe organizues që kanë punuar me media vendore e ndërkombëtare që kanë mbuluar luftën në Kosovë.
REPORTING HOUSE – ekspozitë që nuk duhet humbur.