Mirëprita në takim z.Skender Asani – drejtorin e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, znj.Teuta Shala – drejtore e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, z.Izmit Nura – veteran i luftës dhe z.Besnik Rahmeti – historian, në kuadër të përvjetorit të 26-të të Eksodit “Bllaca 99”.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia historike dhe kombëtare e Qendrës Memoriale “Bllaca 99”, e cila përfaqëson një kujtim të gjallë të vujtjeve dhe sakrificave të popullit shqiptar gjatë luftës së fundit në Kosovë.