Në magjistralen M2, përkatësisht në pjesën e saj Kaçanik-Hani i Elezit, është duke u zhvilluar projekti i rehabilitimit të këtij aksi rrugorë .
Për të informuar lidhur me këto punime kryetari i komunës Rufki Suma takohet me Zyrtarët mbikëqyrës të Ministrisë së Infrastrukturës z. Skënder Kuka menaxheri i projektit dhe Aqif Qorroli mbikqyrës i punimeve.
Ata njoftuan kryetarin Suma lidhur me këto punime duke u shprehur se me këtë projekt do të sanohet brezi rrugor Kaçanik-Hani i Elezit.
Zyrtarët mbikëqyrës të Ministrisë së Infrastrukturës njoftuan kryetarin se për shkak të punimeve të cilat do të kryhen, do të ketë ngadalësim të qarkullimit në këtë magjistrale gjatë këtyre ditëve