Prej tre javësh po realizohet Regjistrimi i Popullsisë dhe kanë mbetur edhe tre javë të tjera deri në përfundim të të gjithë procesit.
Komuna e Hanit të Elezit po bashkëpunon ngushtë me Agjencinë e Statistikave të Kosovës dhe përkushtimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Regjistrimit, Mbikqyrësve dhe Regjistruesve në terren po tregon rezultate të mira deri më tani, duke falënderuar edhe të gjitha ekonomitë familjare dhe banesave për gatishmërinë e tyre për ta kryer këtë obligim qytetar.
Për herë të parë deklarohemi edhe për dëmet njerëzore dhe ekonomike nga lufta e fundit, andaj pyetësori si formë plotësimi është deklaratë e rëndësishme për komunën dhe vendin, kujtesën tonë për të kaluarën dhe rrugën për të ardhmen.
Planifiko të ardhmen. Regjistrohu!