Në ambientet e Komunës, mirëpritëm nga Divizioni i Policimit në Bashkësi nga Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, Fidane Ballazhi – rreshtere në PK, Sali Dragidella – kapiten në DPBP, si dhe Alban Halili nga PK.
Temë e diskutimit ishte projekti “Miku i Policisë – Ndërtues i Paqes”, i cili ka për qëllim të kontribuojë në parandalimin e dukurive negative te të rinjtë përmes edukimit, dialogut dhe ndërtimit të besimit ndërmjet policisë dhe komunitetit, poashtu synon fuqizimin e të rinvje si akterë pozitivë në shoqëri, duke promovuar vlerat e tolerancës, respektit të ndërsjelltë dhe bashkëjetesës paqësore.
Përmes këtyre aktiviteteve të përbashkëta me Policinë, intitucionet arsimore dhe shoqërinë civile, do të nxitet angazhimi qytetar dhe do të ndërtohen ura bashkëpunimi për një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë.