Realizohet turneu në volejboll për nder të 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, i cili u organizua nga Komuna Hani i Elezit dhe KV “Sharri”, e që më shumë ishte aktivitet ku përmes sportit të përkujtohet 28 Nëntori i lavdishëm, me ç’rast fitues i turneut u shpall KV “Sharri”.
Falënderojmë ekipet pjesëmarrëse dhe shprehim mirënjohje për përkrahësit e sportit, duke u bërë pjesë e turneut të sotëm!