Hani i Elezit 24.05.2013
24 Maji është dita kur mobilizohen qytetarët e Kosovës,institucionet, organizatat e ndryshme në mbështetje të iniciativës qytetare “ Ta pastrojmë Kosovën”.Në mbështetje të kësaj iniciative është edhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë (MMPH), gjegjësishtë, Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK)
Fushatës “Ta pastrojmë Kosovën” iu përgjigjën zyrtarë të komunës së Hanit të Elezit, nxënësit e të gjitha niveleve, kompanitë publike për mirëmbajtjen e pastërtisë të përkarhura nga Policia e Kosovës dhe FSK-ja.Të gjita këto subjekte iu përgjigjën pastrimit të ambienteve të ndryshme, në të cilat janë hedhur mbeturinat duke filluar nga mjediset ku punojnë e veprojnë, si shkolla, rrugë, parqe, deponi ilegale.
Drejtoria komunale për shërbime publike e cila ishte koordinatore e këtij aktiviteti së bashku me institucionet tjera komunale, nxënës të gjitha niveleve pastruan lokalitetet në qytet, përgjatë rrugës magjistrale, duke u përqëndruar në deponitë ilegale në fshatrat Gorancë, Paldenicë, Seçishtë dhe Uji I Thartë.
Në përkrahje të këtij aktiviteti u bashkuan edhe kompanitë “ Sharrcem”,“Luri” dhe “Pastërtia” e cila mblodhi thasët e grumbulluar me mbeturina të ndryshme.
Kjo iniciativë që ka nisur në Estoni në vitin 2008 është shtrirë në më shumë se 85 vende të botës, synon të mobilizojë edhe në Kosovë shoqërinë civile, grupet vullnetare dhe qytetarët që për një ditë – 24 Maj të dalin dhe të pastrojnë mbeturinat në vendin ku jetojnë.
Zyra për informim