Asfaltimi i rrugës Dheu i Bardhë-Paldenicë me planifikimet buxhetore për vitin 2013 ishte planifikuar si projektë prioritarë për realizim për vitin 2013.
Dhe angazhimi i egzekutivit të komunës së Hanit të Elezit për të realizuar këtë projekt në afat optimalë rezultoi i me sukses dhe sot këtij segmenti rrugorë po i shtrohet shtresa e parë e asfaltit.
Komuna e Hanit të Elezit, mbikqyrëse për realizim e këtij projekti ka ndërrmarrë të gjitha masat për implementimin me sukses, duke krijuar të gjitha parakushtet e nevojshme për realizimin e sajë, tha kryetari i Komunës Rufki Suma, i cili ishte në vendëpunishte për të inspektuar fillimin e punimeve.
Ndërtimi i këtij segmenti rrugorë është edhe një projekt kapital në infrastrukturën e Komunës së Hanit të Elezit dhe gjithsesi i mirëseardhur për banorët e fshatit Paldenicë dhe lagjeve të ndërtuara përskaj kësaj rruge tha z.Suma duke shtuar se këtij projekti i parapriu edhe rregullimi i kanalizimit.
Kjo rrugë është e gjatë afro 1000 metra dhe me gjërësi prej 5 m dhe kostoja për realizimin e këtij projekti është 101.138.oo € dhe realizohet nga mjetet e buxhetit të komunës.
Implementuese e këtij projekti është kompania SHPK,,MAGJISTRALJA” & “EL-BAU” nga Gjilani cila është duke e bërë realizimin sipas standardeve të kontratës dhe afateve kohore të kontraktuara.
Zyra për Informim