Më e rënduar paraqitet gjendja në lagjen e re prej të cilës raportohen edhe dëme të konsiderueshme në pronat private dhe infrastrukturën publike..
Dëme dhe probleme ka në qarkullimin rrugorë në akset Hani i Elezit –Gorancë dhe Hani i Elezit –Paldenicë.
Në vend të ngjarjes janë njësit e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës dhe zyrtarë të komunës së Hanit të Elezit.
Nga vendi ngjarjes njoftohet se e kanë të pamundur të intervenohet për shkak të fuqisë së jashtëzakonshme të ujërave në Lagjen e Re nga përroi i Rezhancës.
Ditë më parë po kjo Lagje ishte goditur nga vërshimet dhe ishin sanuar sadopak pasojat, mirëpo vërshimet në këto momente do të sjellin edhe më shumë dëme edhe në pronat private.
Fatmirësisht deri në këto momente nuk njoftohet për ndonjë viktimë.
Kryetari i komunës Rufki Suma dhe komandani i stacionit policorë në Han të Elezit Nuhi Dema të cilët gjenden në vend të ngjarjes, në një prononcim than se për momentin më e rënduar paraqitet gjendja në Lagjen e Re. Kryetari Suma tha se më rëndë njoftohet situata të shtëpitë e Ballazhëve .
Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Refet Kalisi njoftoi se është intervenuar në familjet Kalisi të kësaj Lagje nga shtëpitë e të cilëve me autocisterna është larguar uji . Edhe në këto momente vijnë informata edhe për dëme të konsiderueshme të pronave tjera private.
Gjatë inspektimeve që janë bërë në rrugët lokale ka shembje të gurëve dhe është vështërsuar shumë qarkullimi në rrugët lokale Hani i Elezit –Gorancë dhe Hani i Elezit Paldenicë.
Kryetari Suma tha se për momentin është e pamundur të bëhet ndonjë intervenim konkret mirëpo njësit e zjarrfikësve Policia e Kosovës dhe shumë qytetarë janë në gatishmëri të plotë në rast të nevojës për evakuim të ndonjë familje të rrezikuar drejtpërdrejtë.
Në ndihmë Lagjes së Re të rrezikuar më së shumti në ndihmë ju ka ardhë edhe Kompanija "Luri" të cilë me mekanizmat e rëndë po mundohen të hapin grykdrerdhjen përroit të Rezhancës në Lumin Lepencë.
Fatkeqësisht rreshjet e shiut po vazhdojnë të bien me intensitet të lartë gjë që e banë të paparashikueshme gjendjen në orët në vijim. Në këto momente kryetari Suma dhe komandanti Dema janë duke qëndruar në familjet e goditura për të qenë më afër zhvillimeve në vazhdim.
Zyra për Informim
Shumë lagje dhe fshatra të komunës së Hanit të Elezit janë goditur sot pasdite nga vërshimet e mëdha të shkaktuar nga rrebeshi i shiut që ka goditur komunën e Hanit të Elezit.