Hani i Elezit 04.09.2012
Për komunën e Hanit t Elezit që nga fillimi i funksionimit të saj,administrimi me mbeturinat është konsideruar si një sfidë me të cilën duhej të përballet dhe të bëjë një zgjedhje afatgjate.
Nevoja për investime në kushte e rrethana të kufizuara ,nevoja për ndërgjegjësimin dhe komunikimi me qytetarët për ta shqyrtuar këtë problem si të përbashkët ,bënë që komuna e Hanit të Elezit të hartojë një planë për menagjimin e mbeturinave i cili iu prezantua qytetarëve në ,,Debatin Publik” të organizuar nga komuna e Hanit të Elezit dhe e përkrahur nga LOGOS-i.
Numrit të madh të qytetarëve të cilit ishin prezent në këtë debat iu drejtua kryetari i komunës Rufki Suma, i cili tha se komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me partnerët tanë nga LOGOS-i kemi hartuar dokumentin për administrimin e mbeturinave në komunën tonë,për të cilin është dashur kohë,angazhim dhe përkushtim për të shtjelluar këtë problematikë në aspektin afatgjatë dhe në përputhje me planet zhvillimore strategjike.
Kemi kënaqësinë që këtë plan ta prezantojmë para jush dhe të presim këshillat dhe sugjerimet e juaja. Dua në veçanti të falënderoj partnerët tanë nga Projekti Zvicër – Kosovë për përkrahje të qeverisjes lokale dhe Decentralizim LOGOS të implementuar nga Helvetas Swis INTERCOOPERATION , të cilët me ekspertiza profesionale, shkëmbime të përvojave dhe përkrahje në shumë projekte ndihmuan komunën e Hanit të Elezit gjatë këtyre tre viteve tha z. Suma
Koordinatori i projektit LOGOS z. Norbert Pijls tha se komuna e Hanit të Elezit është komuna e parë në Kosovë e cila ka arritur që të hartojë këtë dokument shumë të rëndësishëm. Qeveria Zvicerane përmes LOGOS-it ka bërë shumë investime dhe projekte në Kosovë , mirëpo zhvillimet dhe angazhimet e komunës së Hanit të Elezit për të planifikuar dhe realizuar shumë projekte në interes të mirëqenies së qytetarëve të saj, ka bërë që të jemi përkrah jush në këtë debat dhe duke parë këtë prezencë të madhe të qytetarëve na bënë të bindemi se përkushtimi i ekzekutivit të komunës përputhet me interesat e qytetarëve. LOGOSI-i do të vazhdojë të përkrahë komunë e juaj dhe shpresojmë edhe në projekte tjera të përbashkëta.
Prezantimin e Planit për Menagjimin e Mbeturinave e bëri Drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë z. Rufat Shkreta.Ai prezentoi në detale këtë plan duke u ndalur në aspektet financiare dhe operacionale të kompanis e cila në të ardhmen do të menagjoj me mbeturinat si dhe propozoi para qytetarëve opcionet optimale për realizimin me sukses të këtij plani. Sipas tij kompania e ardhshme do të mbulojë 95% të territorit të komunës,do të ketë orar të saktë të bartjes së mbeturinave ndërsa falë mbështetjes së LOGOS-it me projektin prej afro 40.000 €, të gjitha familjet e komunës do të furnizohen me kontejner për mbeturina. Për të realizuar këtë qëllim kemi nevojë edhe për përkrahjen e juaj tha z. Shkreta duke iu drejtuar qytetarëve, para se gjithash në vetëdijesimin për një ambient sa më të mirë për të jetuar por edhe për të mbuluar koston financiare të këtij plani.
Sipas këtij plani secila bashkësi familjare do të paguan nga 3 € në muaj ,ndërsa bizneset do të paguajnë nga 9 € në muaj. E tërë kjo përllogaritje është bërë me çmimin minimal të kostos së përgjithshme .
Pas prezantimit të z. Shkreta pjesëmarrësit në debat u ndanë në katër grupe punuese për të vlerësuar këtë planë dhe pas së cilës dolën edhe me ide plotësuese gjë që bëri debatin të jetë shumë i frytshëm.
Duke iu përgjigjur propozimeve të reja nga qytetarët kryetari i komunës Rufki Suma tha se jemi shumë të vetëdijshëm se do të jetë shumë vështirë që të gjithë atë që kemi propozuar në këtë planë është ma e mira ,mirëpo të gjitha mangësitë ose vlerësime të reja gjatë zbatimit të këtij plani do ti bëjmë përsëri së bashku në mënyrë që arrijmë që të një qëllim i përbashkët për një ambient sa më të mirë dhe të pastër.
Zyra për Informim