Hani i Elezit 23.12.2011
Me qëllim që të përmbushen kërkesat gjithnjë e në rritje që ka QKMF ,,Menduh Kaloshi” në Hanë të Elezit si bartëse institucionale e shëndetësisë ,ekzekutivi i komunës kishte planifikur në listën e projekteve kapitale për vitin 2011 edhe blerjen e një autoambulante për nevojat e kësaj qendre.
Dhe në pragë të festave të fundvitit eshtë realizuar edhe ky zotim ,dhe sot me një solemnitet rasti nënkryetari i komunës së Hanit të Elezit Muzafer Dernjani dhe Drejtori i DSHMS-së Safet Bushi dorëzuan drejtorit të kësaj qendre, Shemsi Bushit çelësat e autoambulantës .
Zotimet e komunës së Hanit të Elezit për vitin 2011 se do të investojmë si në infrastrukturë,arsim e kulturë, shëndetësi e mirëqenie sociale, po e përmbyllim me dorëzimin e kësaj autoambulante për nevojat e QKMF-së, të bindur se kjo qendër ka nevojë edhe për pajisje dhe investime të reja dhe të cilat do ti realizojmë sa më shpejtë që eshtë e mundur tha z.Dernjani..
Shemsi Bushi,Drejtorë i kësaj qendre tha se gjatë këtij viti kemi pasë mbi 1700 intervenime të ndyshme jashtë QKMF-së gjë që në masë të madhe ka kufizuar dëshirën tonë që të jemi gjithmonë aty ku kërkohen shërbimet dhe ndihma e jonë. Kjo autoambulantë sigurisht se do përmirësoj edhe shërbimet tona ndaj qytetarëve tanë që eshtë edhe synim i përhershëm i kësaj qendre.
Dhashtë Zoti që për këtë autoambulantë të ketë sa më pakë punë ishte urimi i Drejtorit të DSHMS-së Safet Bushi ,gjatë momentit të pranim-dorëzimit ,duke uruar për shëndet të mirë të gjithë stafin e QKMF-së ,,Menduh Kaloshi" dhe qytetarët e Komunës së Hanit të Elezit.
Kjo autoambulantë është blerë për 21.112.oo € , mjete këto nga të hyrat vetanake të komunës.
Zyra për Informim.