Hani i Elezit 18.04.2014
Sot me 18.04.2014 dita evropiane e mbrojtjes së drejtave të pacientëve në Q.K.M.F- në Han të Elezit është mbajtur nje takim me pacient dhe janë dhënë informacion lidhur me të drejtën e pacientëve.
Ky aktivitet është organizuar nga Asociacioni për të Drejtat e Pacientëve “PRAK”, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike kushtuar 18 prillit, “Ditën Evropiane për të Drejtat e Pacientëve”.
Këto aktivitete kanë për qëllim që zyrtarë të institucioneve shëndetësore dhe të shoqërisë civile të arrijnë forcimin e partneritetit midis profesionistëve shëndetësorë dhe pacientëve, me qëllim që këta të fundit, të jenë më të informuar për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre në kujdesin shëndetësor.
Institucionet shëndetësore dhe profesionistët shëndetësorë duhet ta japin maksimumin që të drejtat e pacientëve të respektohen dhe partneriteti të rezultojë më një qasje shumë më aktive nga ana e pacientëve në mënyrë që të ngrihet vetëdija për respektimin e të drejtave të tyre si:
E drejta për informim
E drejta për të zgjedhur
E drejta dhe qasje në shërbimet emergjente
E drejta në kujdesin pa diskriminim
E drejta për privatësi
E drejta në shpejtimin e zgjedhjes së ankesave
E drejta për marrjen e informacionit.
E drejta për marrjen e pëlqimit të pacientit për mësime klinike dhe kërkime shkencore.
E drejta për ndërhyrje mjekësore me pëlqimin e tyre
E drejta për kujdesin në shtëpi nëse gjendja e tij kërkon kujdes të mëtutjeshëm
E drejta për kujdes human deri në fund dhe te vdesin me dinjitet.
Çdo e dhëne e pacientit duhet të mbrohen.
Ndryshe në institucionin kryesorë të shëndetit publik në komunën e Hanit të Elezit QKMF ”Dr.Menduh Kaloshi”, vetëm gjatë tre mujorit të parë të këtij viti janë realizuar gjithsej 7149 kontrrolla mjekësore, 4938 intervenime, 320 vizita shtëpiake
Prej muajit Janar në këtë qendër ka filluar edhe realizimi i kontrollave në sektorin e radiologjisë dhe EHO(ultrazëri) ku gjithsejt numri ka aritur në 100 pacient të trajtuar nga mjek specialist nga Ministria e Shëndetësis.
Në kuadër të kësaj dite në QKMF”Dr,Menduh Kaloshi” janë realizuar takime informuese me pacient lidhur me këtë datë të rëdësishme.
Zyra për Informim