Hani i Elezit 24.06.2013
Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti sot në takim pune z.Afrim Lajqi, këshilltarë për qështje të ujrave pranë zyrës së Kryeministit të Republikës së Kosovës dhe z.Faton Frangu Drejtorë i Kompanisës Regjionale të Ujrave “Bifurkacioni “ Ferizaj.
Duke përshkruar gjendjen momentale, z.Suma tha se komuna e Hanit të Elezit edhe përkundër shumë investimeve të bëra për një sistem të mire të ujësjellësit dhe furnizimi të rregulltë të banorëve të sajë, megjithatë kjo qështje mbetet ende larg asaj për të cilën janë dhanë gjith ato mjete. I tërë ky problem ka ardhë si pasojë e mungesës së menagjimit të duhur të rrjetit të ujësjellësit.
Në këtë kontekst, z.Suma duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2009 ndërmjet komunës së Hanit të Elezit, CDI-së dhe kompanisë Regjionale Bifurkacioni nga Ferizaj, ku kjo e fundit me nënshkrimin e sajë ka qenë e obliguar që sistemi i ujësjellësit ti plotësojë kërkesat teknike të përcaktuara me ligje për furnizim me ujë të shëndoshë për pije si dhe të mbikqyrë të gjitha kyqjet individuale duke përfshirë instalimet ujëmatësve të ekonomive familjare.
Mirpo sipas z. Sumës ky obligim i kompanisë asnjëherë nuk është realizuar edhe përkundër shumë insistimeve. Kjo gjendje ka shtyrë komunën e Hanit të Elezit që të marrë vendim për themelimin e kompanisë lokale, edhe përkundër faktit që ka qenë e vetëdijëshme se është duke marrë vendim në kundërshtim me Ligjet në fuqi. Komuna e Hanit të Elezit është viktimë e rrethanave për të cilat më së paku është fajtore dhe se mbesim të vendosur që të bëjmë gjithqka është e mundur që të sigurojmë ujë të mjaftueshëm për qytetarët tanë.Në këtë drejtim presim edhe nga qeveria e Kosovës edhe nga të gjithë palët përgjegjës të kësaj fushe që të marrin hapat e duhur që problemi ujit të zgjidhet në interest ë banorëve të komunës sonë tha z.Suma.
Ndërsa z.Afrim Lajqi duke u pajtuar se obligimet e komunës ndaj qytetarëve detyrojnë ndonjëher të mirren vendime të cilat imponojnë rrethanat e caktuara megjithatë kërkoi nga kryetari i komunës Rufki Suma që të merren parasysh edhe interesi i kompanis e cila problemi i Regjionalizimit nuk ka qenë vullnet i kësaj Kompanie.z. Lajqi konsideron se komuna dhe kompanija “Bifurkacioni“ duhet të jenë pale në zgjedhjen e këtij problemi në interes të qytetarëve. Ai tha se Regjionalizimi është koncept i pranuar dhe i verifikuar nga shumë shtete të zhvilluara dhe se ky koncept racionalizon shpenzimet financiare por edhe ofron shërbime më të qëndrueshme duke angazhuar potencialin profesional.
Për Drejtorin e Kompanisë “Bifurkacioni” rasti i komunës së Hanit të Elezit paraqet situatë tjetër në krahasim me disa komuna tjera, pasi që kjo komunë ka kërkuar në vazhdimësi zgjedhjen e problemit.Në këtë rastë duhet të kemi përkrahjen edhe nga qeveria por edhe nga ndonjë donator i cili do të përkrahë fillimin e konsolidimit të rrjetit të ujësjellësit në këtë komunë si dhe menagjimin e sajë.
Në fundë të takimit palët u pajtuan që në afatin sa më të shkurtë të pajtohen me përgjegjësit dhe obligimet të cilat do të merren me një dokumentë të përbashkët ku:
-Komuna e Hanit të Elezit deklaronë gadishmërinë për bashkëpunim me Kompaninë”Bifurkacioni” me ç’rastë do të zbatohen Ligjet dhe politikat e Regjionalizimit.
-Të formohet në komision i përbashkët ndërmjë KRU “ Bifurkacioni” dhe komuna e Hanit të Elezit për të bërë vlerësimin e gjendjes egzistuese.
-Të nënshkruhet “Marrëveshje e Shërbimit" ndërmjet KRU”Bifurkacioni “ dhe komunës së Hanit të Elezit.
-Të formohet një trupë e pëbashkët nga Komuna e Hanit të Elezit, KRU’Bifurkacioni” nga qeveria dhe donatorët që do të ndihmojnë për përkrahjen e implementimin të kësaj marrëveshje.
Zyra për informim