Kryetari i Komunës së Hani Elezit Rufki Suma dhe kryetarë, nënkryetarë e përfaqësues nga Komunat Ferizajt, Kaçanik, Shtërpcë, Vitisë, Kllokotit, nga Drejtoria Regjionale -Policia e Kosovës Ferizaj, Kompanisë Regjionale të Ujësjellsit (KRU) Bifurkacioni, nga Zyra e Kryeministrit për Politika Ujore dhe nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, morrën pjesë në “Samitin për Ujin” të organizuar nga Qendra Regjionale e OSBE-së në Gjilan.
Takimi u nis me vlerësimin se tre vite më parë ishte iniciuar një fushatë "Unë e kursej ujin, po ti" me ç’rast ishin shpërndarë 30.000 fletushka, ishin realizuam debate televizive, posterë dhe billborda, marketing publik, si dhe ngjarje përcjellëse me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit publik mbi këtë çështje.
Për fat të keq pa ndonjë sukses. Keqpërdorimet e ujit kanë vazhduar edhe me tej, si larja e rrugëve me ujë nga ujësjellësi, shumë “autolarje" të reja janë themeluar, inspektorët komunal dështuan në përpjekjet e tyre dhe pa ndonjë ndryshim në shprehitë e banorëve.
Në takim është konstatuar se problemi i ujit po rritet në mënyrë drastike që nga ajo kohë deri në gjendjen e tanishme, dhe realiteti në vitin 2014 është se burimet e ujit – rezervuarët janë pothuajse bosh. Sistemet e tubacioneve të ujit janë të vjetra dhe kanë humbur efikasitetin, kushtet atmosferike dhe parashikimet e motit nuk premtojnë ndonjë zgjidhje në vitin 2014.
Pjesëmarrësit në takim vlerësuan domosdoshmërinë për veprime të përbashkëta në hartimi i një strategjie të arsyeshme për të menaxhuar problemin aktual si dhe të ndërmerren hapa dhe vendime në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për të kursyer ujin me qëllim që të mos rrezikohen nga reduktimet në pranverën dhe verën e ardhëshme dhe të përballemi me kufizime drastike të ujit gjatë këtij viti.
Zyra për Informi