Hani i Elezit 08.10.2014
Qendra rajonale e OSBE-së në Gjilan dhe Komitetet Konsultative të Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit mbajtën takim pune me temën “Punëtori komunale mbi planin e punës dhe raportet vjetore të Komiteteve Konsultative”.
Në këtë punëtori ishte present edhe kryetari i komunës Rufki Suma, ndërsa në fjalën hyrëse, Artan Binaku, zyrtarë nga Qendra rajonale e OSBE-së në Gjilan tha se komitetet Konsultative mundë të luajnë rolin e një mekanizmi kryesorë që shërben për bashkëpunim të rregullt ndërmjet komuniteteve të cilat i përfaqësojnë, kuvendit të komunës dhe ekzekutivit, duke ofruar mundësinë komuniteteve për të komentuar mbi nismat legjislative dhe të politikave të ekzekutivit në një fazë të hershme.
Pjesëmarrja e shoqërisë civile në këtë rast përmes komiteteve Konsultative siguron llogaridhënie dhe transparencë më të madhe në të gjitha fazat e vendimmarrjes, dhe komitetet mund të luajnë një rol kritik mbikëqyrës tha z.Binaku.
Duke përshëndetur dhe përkrahur këtë takim kryetari i komunës Rufki Suma tha se ekzekutivi duhet të mbahet llogaridhënëse para qytetarëve të saj për punën e saj, gjë që nënkupton se duhet t’u raportojë rregullisht qytetarëve.Mirëpo në këtë rast kërkohet edhe angazhimi i të gjithve që të kontribojnë që të gjitha informatat mbi punën e ekzekutivit të jenë në dispozicion dhe lehtësisht të qasshme për publikun dhe të njohura për qytetarët. Ai tha se në këtë drejtim komitetet Konsultative mundë të luajnë rolin e tyre në senzibilizimin e qytetarëve për pjesmarrje në proceset e vendimarrjes si akter i ndërmjetëm përmes të cilave interesat e tyre mund të dëgjohen. Pjesëmarrja nga të gjithë pjesëtarët e shoqërisë është thelbësore për një demokraci të gjallë e aktive dhe të qëndrueshme tha kryetari Suma.
Kryetari Suma e ritheksoi edhe një here rëndësinë e funksionimit efektiv të Komiteteve Konsultative duke i vlerësuar lartë rekomandimet që vijnë nga këto komitet. Ai tha se janë vetëm kufizimet bugjetorë ajo që shumë nga ato propozime të mos implementohen.
Takim në vazhdim u pasua me diskutim të hapur të pjesmarrësve dhe prezantimin e punës vjetore të Komiteteve Konsultative nga kryetarët e komiteteve.
Zyra për Informim