Hani i Elezit 24.12.2013
Të gjithë banorët e komunës së Hanit të Elezit të cilët dëshirojnë të pajisen me letërnjoftime biometrike, atë mund ta bëjnë në Zyrën e Regjistrimit Civil të komunës së Hanit të Elezit.
Mexhait Kalisi, koordinatorë i kësaj qendre, njofton se aplikimet për letërnjoftime biometrike kanë filluar të pranohen nga 9 dhjetori. Ai njëherit thekson se të gjithë bashkëatdhetarët të cilët planifikojnë të aplikojnë për letërnjoftime biometrike se afati për realizimin e kërkesës mundë të zgjatë nga 8-10 ditë.
Të gjithë aplikuesit për letërnjoftim biometrik duhet të paguajnë 10 €, përveç kategorive të cilat sipas Ligit janë të liruar nga pagesat.
Kryetari i komunës Rufki Suma është ndër banorët e parë të cilët pajisen me letërnjoftim biometrik.
Zyra për Informim