Me qëllim të përmirësimit dhe demokratizimit të pushtetit lokal dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, Projekti për Decentralizim dhe Përkrahje Komunave – (DEMOS) është është duke realizuar Punëtorin” Roli,detyrat dhe përgjegjësit e këshillave lokale” si dhe bashkpunimin e këtyre këshillave me anëtarë të kuvendit me qëllim të përmiresimit të shërbimeve publike në komunë.
Pjesmarrës në këtë punëtori janë Kryetarët e Këshillave Lokale të Fshatrave, Lagjeve dhe Vendbanimeve të Komunës së Hanit të Elezit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava, Nënkryetari i komunës Menduh Vlashi, anëtarë të Komitetit për Politikë dhe Financa, Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike Refet Kalisi dhe Drejtori i Administratës Fari Kalisi.
Punëtoria ka për qëllim definimin e kompetencave , detyrat dhe përgjegjësit e këshillave lokale.
Në ditën e parë të punëtorisë janë diskutuar “Detyrat dhe përgjegjësit e këshillave lokale” , koncepti i monitorimit dhe roli i këshillave lokale, procesi i planifikimit të buxhetit komunalë dhe baza ligjore në ofrimin e shërbimeve publike.
Para pjesmarrësve në këtë punëtori u prezentuan znj.Angjelina Krasniqi,Konsulente në projektin DEMOS dhe znj Merita Barileve zyrtare nga projekti DEMOS.
Nga debati i zhvilluar në punëtorin janë identifikuar mekanizmat e bashkëpunimit ndërmjet Këshillave Lokale të Fshatrave, Lagjeve dhe Vendbanimeve, Legjislativit dhe Ekzekutivit.
Janë shumë sfida të cilat kushtëzojn që ky bashkëpunim të jetë sa më funksional me qëllim të përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike.
Vlerësim i përbashkët ishte se Këshillat Lokale kanë shumë rëndësi në procesin e vendimmarrjes si dhe ngritjen e kapaciteteve të këtyre këshillave në gjetjen dhe adresimin e nevojave të qytetarëve tek Institucionet komunale vendimmarrëse dhe përfaqësimit të qytetarëve përmes këtyre këshillave dhe rritjen e bashkëpunimit në mes tyre.
Punëtoria do të jetë 3 ditore me dhe do ti shqyrtojë këto pika:
-Kompetencat, detyrat, bashkëpunimi, roli dhe përgjegjësit e Këshillave Lokale
-Monitorimit dhe roli i Këshillave Lokal
-Procesi i planifikimit të buxhetit komunal
-Buxhetimi gjinore dhe me pjesëmarrje
-Përgjegjësitë e komunës në menaxhimin e mbeturinave & sistemi i menaxhimit të performancës
-Sistemi i menaxhimit të performancës së shërbimeve publike, roli i KF në përmirësimin e indikatorëve
-Kërkesa për investime kapitale
-Rëndësia e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrjen komunale
-Plani veprimit
-Kërkesat e Këshillave Lokal për investime kapitale
-Qasja në dokumente publike