Kujdesi për klientët për qendrën e shërbimit për qytetarët ,ishte tema e punëtorisë e organizuar në komunën e Hanit të Elezit në kuadër të projektit të binjakëzimit të Komisiontt Evropian për ngritjen e kapaciteteve të komunave.
Zyrtarët e komunës së Hanit të Elezit të cilët për nga natyra e vendit të punës janë në shërbim të vazhdueshëm me qytetarët kishin rastin që nga ligjeruesi i kësaj punëtorie z. John Chapman të marrin përvojat më të mira të kujdesit për qytetarët nga shtetet e BE
Vetëdijësimi se kujdesi ndaj palëve është përgjegjësi e të gjithëve,puna ekipore,identifikimi i problemeve si dhe angazhimi personal janë parakushte për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.
Ndërgjegjësimi ndaj palëve është përgjegjësi e çdo punonjësi ,duke përfshirë edhe ata që nuk kanë ndonjë kontakt të drejtëpërdrejtë me palët. Kjo për shkak se çdo punonjës ka një rol për të luajtur në përmbushjen e kërkesave të palëve të cilëve iu ofrojmë shërbime.Sektori publik ka një numër të madhë të shërbimeve ,andaj shpejtësia e dorëzimit si dhe lehtësimi i qasjes përcaktojnë edhe efektivitetin e institucionit.Në ketë mënyrë krijohet përshtypja pozitive dhe një ambientë i volitshëm për tu përballur me kërkesat e qytetarëve.
Në një atmosferë interaktive ku u shtjelluan situata dhe shembuj konkret ,punëtoria u përmbull me konkluzionin se , koncepti i shërbimit të klientit është relevant në sektorin publik. Pritjet e njerëzve vazhdojnë të rriten dhe ata kanë të drejtë të presin shërbime më të mira . Mjetet moderne ,politikat dhe procedurat efektive, varen nga përpjekjet e njerëzve dhe të gjithë punonjësve të institucionit për ti përmbushur nevojat e qytetarëve
Zyra për Informim