Hani i Elezit 14.06.2013
Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me Programin e Mbështetjes së Planifikimit Hapësinorë Komunal (MuSPP), i financuar nga shteti Suedez përmes Sida-s dhe implementuar nga UN HABITAT-i, organizuan punëtori- diskutim lidhur me dizajnin paraprak dhe përmbajtjen e projektit për rregullimin e qasjes veriore të Shkollës Fillore “ Ilaz Thaçi” në Han të Elezit.
Në hapjen e kësaj punëtorie Drejtori i DUK-së Miqail Vila tha se kjo punëtori ka për qëllim konsultime me të gjithë të interesuarit relevant për implementimin sa më të suksesëshëm të këtij projekti. Për këtë qëllim të ftuar janë banorët e Lagjes përkatëse, Zyrtarë dhe nxënës të shkollës , zyrtarë komunal dhe përfaqësues të UN Habitat-it për të dhënë komentet lidhur me propozimin e dizajnuar për implementim.
Duke përshëndetur këtë takim nënkryetari i komunës Muzafer Dernjani tha se bashkëpunimi shumë i mire me UN Habitait-in po vazhdon edhe me projekte të reja si ky që është në diskutim. Duke përmendur kontributin e UN Habitati-it në hartimin e dokumenteve strategjike të komunës së Hanit të Elezit, z.Dernjani tha se edhe ky projekt do të realizohet në partneritet dhe bashkëfinancim me komunën e Hanit të Elezit .
Ishaku Maitumbi Udhëheqësi i Zyrës Regjionale të Juglindjes të UN HABITAT-it, tha se komuna e Hanit të Elezit është ndër komunat më të mira me të cilat ky projekt ka bashkëpunim.Ai tha se projekti i propozuar do të ketë suksesin dhe vlerën atëherë kur të marrë miratimin dhe përkrahjen e të gjthë atyre që ndikohen nga realizimi i tij. Në këtë rast pjesëmarrja e juaj në këtë punëtori dhe kontributi i juaj do të jetë I mirëseardhur në realizimin sa më të mire të këtij projekti.
Durim Dernjani menagjer i projekteve në komunën e Hanit të Elezit në prezantimin e projektit para pjesmarrësve në këtë punëtori tha se ekipi komunal i planifikimit dhe zyrtari i planifikimit lokal te MuSPP/UN-HABITAT në fillim te vitit 2013 ka pasur disa takime lidhur me identifikimin dhe përzgjedhjen e projektit, si dhe pas konsultimeve mes Komunes dhe UN-HABITAT, është ra dakord për të vazhduar më tej me përgatitjen e një projekt propozimi për mobilitetin dhe përmirësimit te gjendjes brenda zonës urbane.Rregullimi i rruges veriore që do të mundësonte nxënësve të pjesës veriore të qytetit një qasje më të mirë dhe më të lehtë për në shkollën fillore “Ilaz Thaçi”. Rregullimi i kësaj rruge do të shërbej edhe për banorët e asaj zone që do të përmisonte lidhjen e pjesës veriore drejt hapësirave të qendrës së qytetit.Rregullimi i një zone të caktuar në oborrin e shkollës që do të përmisonte hapësiren shkollore, me qëllim kryesor nevojat e fëmijëve të moshës parashkollore.Sigurimi i qasjes më të mirë për nxënësit dhe qytetarët drejt objektit dhe hapsirave të shkollës fillore dhe funksionet e tjera urban si dhe përmirësimi i cilësisë së mjedisit të zonës se identifikuar për të promovuar qëndrueshmërinë e mjedisit jo vetëm në siperfaqet e permisuara, por edhe brenda tërë komunës.
Nga pjesmarrësit në këtë punëtori u dhanë shumë komente dhe propozime me qëllim të përmirësimit të projektit para se të fillohet implementimi.
Zyra për informim