Këshilli qendrorë për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve të ish kombinatit “Sharr” të Hanit të Elezit organizuan protestë në Han të Elezit.
Fillimisht ata protestuan pra hyrjes së fabrikës së çimentos “Sharrcem” dhe më pas duke marshuar rrugëve të qytetetit u ndalën edhe para objektit të Komunës së Hanit të Elezit.
Protestuesit u përqendruan para objektit të komunës së Hanit të Elezit me ç’rastë ishte kërkesa e tyre që lidhur me motivet e kësaj proteste të informohet edhe kryetari i komunës Rufki Suma.
Xheladin Laçi kryetarë i KQMDPSHA-s tha se ky këshill përfaqëson ish punëtorët nga katër njësit punuese “Sharr-Cimentores”, “Salloniti”, “Lepenci” dhe “Silcaporit” dhe kjo protestë është pasojë e injorimit të kërkesave të shumta të këtyre punëtorëve të cilëve iu kanë shkelur të drejtat e tyre me vendimin mbi privatizimin e këtij kombinati.
Më pastaj Kryetari i KQMDPSHA-s, Xheladin Laçi, para kryetarit të komunës z.Rufki Sumës dhe punëtorëve të tubuar tha se shumë punëtorë që humbën vendet e punës ishin të detyruar që të vetorganizohen dhe përmes kësaj forme të shprehin indinjatë e tyre për largimin e mbi 1100 punëtorëve. Me ligje diskriminuese nga shtylla e katërt e UNMIK-ut dhe ish AKM-s është privatizuar në mënyrë joligjore ky kombinat përkundër vendimit të plotëfuqishëm nga ish gjykata e lartë ekonomike e Qarkut të Prishtinës të vitit 1991 që ishin të plotëfuqishme për atë kohë ndërmarrja “Sharr” fiton statusin e shoqërisë aksionare. Për 15 vite ky status u shkel rëndë nga AKP-ja dhe zyra e autoritetit të lartë të likuidimit dhe shumë punëtorë u manipuluan duke humbur vendet e tyre të punës përkundër asaj që ky status i shoqërisë aksionare ju garantonte të drejtën e pronësisë, tha më tej z.Laçi duke shtuar se këto protesta do të vazhdojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Në fjalimin e tij u përmendën edhe mbi 100 punëtorë të Fabrikës së Sallonitit të cilët gjetën vdekjen si pasojë e azbestozës dhe për të cilët askush nuk brengoset.
Ai pati edhe mesazhe drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës se protestat e tyre nuk do të ndalen dhe protestat e ardhëshme do të jenë më masovike dhe se do ti marrin edhe familjet e tyre përderisa institicionet më të larta të vendit nuk do të merren me këtë problem.
Në anën tjetër kryetari Suma rikonfirmoi edhe një herë para punëtorëve protestues përkrahjen e tij për kërkesat e tyre të drejta. Ai tha se komuna e Hanit të Elezit që nga fillimi ka kundërshtuar procesin e privatizimit për shkak të shumë parregullsive që e kanë përcjellë këtë proces. Komuna e Hanit të Elezit për këtë arsye ka iniciuar edhe padi pranë dhomës së veçantë të Gjykatës Supreme për të vlerësuar ligjshmërinë e procesit të privatizimit, mirëpo edhe sot e kësaj dite nuk kemi marrë as një herë përgjigjeje. Unë plotësisht kuptojë indinjatën e juaj, por protestën e juaj ta drejtoni tek ata të cilët në mënyrë të padrejtë e shitën atë. Po sikur të kishim një qeveri ashtu si duhet, siç e dëshiron populli, po të kemi një president ashtu siç duhet me siguri se ju nuk do të kishi nevojë të jeni sot këtu. Unë kërkojë nga ju, me plotë të drejtën që keni për të protestuar, që atë ta bëni me dinjitet dhe zëri i protestë suaj të arrijë në institucionet e duhura.
Kryetari Suma me këtë rast shprehu gadishmërinë që të jetë pjesë e një delegacini të përbashkët dhe së bashku të gjitha këto probleme tuaja të provojmë ti adresojmë në institucionet më të larta të vendit.
Zyra për Informim