Projektit M4Y – Komuna për të Rinjtë dalëngadalë po i vie finalizimi i tij, ku nga viti 2022 janë zhvilluar dy faza.
Komuna e Hanit të Elezit sot mirëpriti përfaqësues nga projekti M4Y , të cilët mbajtën forumin me përfituesit e të dy fazave, me ç’rast u diskutua mbi sfidat e hasura gjatë hartimit, implemtimit dhe realizimin e gjithë projektit.
Falënderojmë përfituesit e të dy fazave të cilët përmes projektit M4Y – Komuna për të Rinjtë, kontribuan për qytetin e tyre, me projekte që ndikuan në mjedis, në infrastrukturë shkollore dhe aktivitete rinore e kulturore.