Hani i Elezit 01.02.2011
Binjakëzimi është një iniciativë e financuar nga BE,fillimisht e hartuar për shtetet që aspirojnë antarsimin në BE ,e që tani është në dispozicion si një instrument edhe për vendet në zhvillim dhe që kanë për qëllim bashkimin ne BE.
Për të shpjeguar më në detale këtë ide sot Komunën e Hanit të Elezit e vizitoi z.Sean McKeever expert i këtij projekti si dhe Argurijana Sadiku Zyrtare e Projektit.
Qëllimi i këtij projekti është që të sjell vendet më afër me ligjet dhe standardet e BE-së nëpërmjet të ekspertizës në sektorin publik duke rritur bashkëpunimin, sigurinë në gjithë Evropën dhe rajonet fqinje.
Z.McKeever më tej shtoi se përkrahëse të këtij projekti do të jenë konzorciumi i organizatave prej Britanisë së Madhe dhe Danimarkës e që do të udhëhiqet nga bashkëpunimi i jashtëm i Irlandës Veriore në partneritet me Qeverinë Lokale të Danimarkës.
Objektivi kryesorë i projektit është që të kontribuoj në zhvillimin e Administratës Publike që të mundë të plotësoj kërkesat e një shoqërie funksionale në mënyrë transparente dhe të përgjegjëshme.Kjo duhet realizuar përbrenda kontekstit të fokusuar të qytetarit,dhe mardhënieve ndër-qeveritare përbrenda kornizës punuese Evropiane.
Dallimi mes binjakëzimit dhe ndihmës teknike tradicionale është se binjakëzimi qëndron tek transferimi i ekspertizës dhe njohurive përmes profesionalistëve ekuivalent ,duke punuar së bashku-në vendin përfitues-për të zhvilluar sisteme që janë të dizajnuara në mënyrë specifike për të përmbushur nevojat e atij vendi.
Duke deklaruar gadishmërinë e Komunës së Hanit të Elezit për të bashkëpunuar në këtë projekt Nënkryetari i Komunës Muzafer Dernjani tha se është interes i Administratës Komunale që të angazhohemi që ky partneritet i ofruar të shpie drejt përmirësimit të qëndrueshëm të administratës dhe kualitetin e jetës të qytetarëve të komunës
Zyra për Informim
Përforcimi i burimeve njerëzore dhe kapacitetve Institucionale
të Administratës publike lokale të Kosovës