Aktiviteti përmbyllës për shënimin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte programi i begatë kulturo artistik i realizuar nga SHKA “Sharri” dhe Komuna Hani i Elezit, ku performuan vajzat e Sharrit me valle me motive kombëtare, artistët e rinjë instrumentistë, si dhe anëtarët veteranë me këngët patriotike.
Në kuadër të këtij aktiviteti, për hir të kontributit të tij disa dekadësh për lirinë e vendit, historikut të tij të pasur me veprimtari kombëtare dhe përkushtimit të tij në pasurimin e bibliotekës që qytetit me tituj të shumtë librash, ishte obligim moral për mua që ta nderoj para të pranishmëve me mirënjohje dhe dhuratë modeste por me kuptim të rëndësishëm, mikun tim të çmuar, mësuesin Shaban Çupi.
Faleminderit që sot ishit pjesë për ta shënuar një ndër ditët më të veçanta të shtetit të Kosovës!
Liria u takon të rënëve për liri, ndërsa respekti çlirimtarëve!