Hani i Elezit 17.10.2011
Para ekzekutivit të Komunës së Hanit të Elezit sot është bërë prezantimi i Programit të USAID-it për Përmirësimin e Mjedisit Afarist .
Raporti i këtij projekti i cili zyrtarisht është shpallur në korrik të këtij viti nxori komunën e Hanit të Elezit si të dytën për ofrimin e shërbimeve për përmirësimin e mjedisit afarist.
Takim i i mbajtur sot kishte për qëllim që para ekzekutivit të komunë së Hanit të Elezit të shpjegoj metodologjinë e grumbullimit të të dhënave të cilat janë përdorë për të nxjerrë raportin përfundimtarë të këtij projekti.
Hajdin Ramadani Kordinatorë i projektit PPMA tha se Indeksi i Konkurrencës të Komunave të Kosovës është një komponentë e veçantë e projektit për përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë në kuadër të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtarë(USAID/BEEP) i menagjuar nga Internacional Inc,i bërë përmes anketës së madhe dhe të parë në Kosovë nga ,,UBO Consulting” me 2026 biznese të intervistuara.
Ky raport i cili kishte për qëllim të identifikojë praktikat më të mira duke përdorur tetë indekse vlerësuese ,Komunën e Hanit të Elezit e radhiti në vendin e dytë për ofrimin e kushteve dhe shërbimeve me qëllim të përmirësimit të mjedisit afarist.
Raporti gjithsesi është inkurajues për komunën tonë aq më tepër mundë ta konsiderojmë si real pasi që është bërë nga një agjecion i pavarur dhe profesional tha kryetari i komunës Rufki Suma dhe shtoi se kjo do të na mundësoj që të identifikojmë se edhe në cilat sfera mundë të angazhohemi në mënyrë që të përafrohemi me standardet e kërkuara.
Në fund të takimit u presentuan edhe propozim rekomandimet e projektit në mënyrë që të formohet edhe një grupë punues që do të angazhohet për të përmirësuar dobësitë e evidentuara në mënyrë që të ngritët edhe më shumë performanca e komunës së Hanit të Elezit në përmirësimin e mjedisit afarist.
Zyra për informim