Hami i Elezit 16.02.2012
Komuna e Hanit të Elezit në mbështetje të projektit LOGOS,me qëllim të ngritjes së transparencës të shpenzimeve të parasë publike si dhe ngritjes së nivelit të pjesmarrjes të qytetarëve në proceset e vendimmarrjes organizoi debat publik me qytetarët e komunës së Hanit të Elezit me temën ;
,, Ekzekutimi i buxhetit komunal për vitin 2011”
Para mbi 250 pjesmarrësve,përfaqësues të institucioneve komunale ,partive politike,këshilltarë komunal,këshillave të fshatrave,nga komuniteti i biznesit,profesorë e arsimtarë,përfaqësues të bashkësisë islame dhe organizatave jo qeveritare, kryetari i komunës Rufki Suma tha se që nga marrja e mandatit jam zotuar se komuna e Hanit të Elezit para qytetarëve do të jetë transparente, dhe për hargjimin e parasë publike qytetarët duhet që të jenë plotësisht të informuar.
Sigurisht se organizimi i këtj formati të debateve publike me numë kaq të madhë të pjesmarrësve është forma më e mirë .
Sigurisht se organizimi i këtj formati të debateve publike me numë kaq të madhë të pjesmarrësve është forma më e mirë .
Komuna e Hanit të Elezit në vazhdimësi do të kërkojë nga ju të nderuar qytetarë që të jeni pjesmarrës aktiv në të gjitha proceset e vendimarrjes ,duke participuar në debatet publike ku mendimet dhe këshillat e juaja do të jenë gjithmonë të mirëseardhuna.
Në këtë rast dua në veçanti të falemnderoj edhe partnerin tonë LOGOSI-in të cilët ndihmuan në organizimin e këtij debati,por se me lejoni që të falemnderoj edhe për përkrahjen e LOGOSI- t edhe në shumë projekte tjera si ,ndërtimi i rrugës së tregut,renovimin e kulmit dhe dyshemesë në SHFMU,,Ilaz Thaçi”,ngrojhen qendrore në SHFMU,,Kështjella e Diturisë” në Paldenicë,përkrahjes zyrës për informim,Zyrtares për barazi gjinore,Drejtorisë së shërbimeve Publike në Draftimine planit për menagjimin e mbeturinave e në shumë këshillime e projekte të rëndësishme tha z. Suma.
Fatime Rrahmani Zyrtare e Projekteve nga LOGOS-i tha se pjesmarrja e juaj në këtë numër në këtë takim vetëm sa dëshmon interesin e juaj për zhvillimet në komunën e e juaj.
Për LOGOS-in nga dhjetë komuna partnere tona,Komuna e Hanit të Elezit ka dëshmuar përkushtimin e saj që me angazhime dhe veprime në mënyrën më të mirë të kontribuojë në mirëqenijen e juaj, dhe se për ne është komuna që më së mirë është vendosur edhe në planet tona që të ju ndihmojmë në zhvillimin ekonomik tha z.Rrahmani.
Drejtoria për buxhet dhe financa shpalosi ecurit e shpenzimeve të buxhetit të komunës për vitin 2011.
Në prezentimin e Drejtorit të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa Shabi Rexhallari, ishin të paraqitura të gjitha projektet e financuara nga komuna e Hanit të Elezit, nga donatorët e ndryshëm,si dhe particimi i komunës edhe në disa projekte të bashkëfinancuara.
Ai me këtë rast para qytetarëve në mënyrë të hollësishme në formë tabelare prezentoi të gjitha detajet se si është hargjuar buxheti i komunës në vitin 2011, duke i ndarë në gjitha kategoritë,dhe numrin e projekteve të realizuara gjatë vitit 2011.
Marrë parsyshë problemet me të cilat ka filluar viti buxhetorë 2011, mundë të konstatojmë se ia kemi dalë që këtë buxhet ta shpenzojmë në mënyrën më të mirë të mundëshme.
Dhe që ky takim të merr formatin e një debati të mirëfilltë, u kujdesën pjesmarrësit të cilët me shumë pyetje dhe këshilla iu drejtuan panelistëve.
Pas këtij prezentimi ky tubim eshtë shfrytëzuar që ekzekutivi i komunës të marrë edhe disa rekomandime nga qytetarët.
Të ndarë në dy grupe punuese ,atë për Grupin për të hyrat vetanak dhe grupin për propozime për investime kapitale për vitin 2012-13 qytetarët dhanë një kontribut të veçantë me ide dhe propozime të cilat nga ekzekutivi i komunës u vlerësuan si shumë të arsyeshem dhe të cilat do të gjenden në trajtimin e ,,Regullores për Taksa Tarifa dhe Ngarkesa” që do të prezentohet në muajin Marsë si dhe në rishikimin dhe planifikimet buxhetore për muajt Qershorë- Gushtë.
Moderatori i këtij takimi z.Ibrahim Sefedini tha se nga të gjitha takimet e organizuara në partneritet më LOGOS-in ky takim i ka tejkaluar të gjitha parashikimet tona si për kah numri i pjesmarrësve por edhe nga kualiteti i prezentimit dhe debatit me qytetarët. Do të jetë kënaqësi e jona që edhe gjatë vitit të jemi partnere në këso ngjarje tha z. Sefedini.
Zyra për informim
Zyra për informim